Veterani i Liverpoolit, James Milner, 37-vjeçar, do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, teksa nuk ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën.
Për këtë arsye, Milner do të jetë futbollist i lirë në verë, ndërsa Brightoni po e synon transferimin e tij. Klubet e Premier Leagues nuk lejohen të kontaktojnë me futbollistë para se atyre t’u skadojë kontrata, por ai në verë pritet t’i bashkohet skuadrës së re, shkruan “The Athletic” të shtunën.
Milneri iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015 nga Manchester City. Në këtë edicion ka zhvilluar 37 paraqitje, ndërsa me Liverpoolin në total ka pasur 326 paraqitje.