Sport

Punëtorët e fushës me dhuratë të veçantë për Milnerin

James Milner ka marrë dhuratë të veçantë nga punëtorët që përkujdesen për terrenin e fushës në stadiumin “Anfield”.

Pas tetë vjetësh te Liverpooli, James Milner do të largohet nga skuadra pas përfundimit të sezonit.

37-vjeçari ka zhvilluar 331 ndeshje me fanellën e Liverpoolit, dhe ka qenë një prej lojtarëve më të pëlqyer nga trajneri Juergen Klopp.

Milner me Anglinë ka zhvilluar 61 ndeshje.

“Për Jamesin, pasi për tetë vjet ke shkatërruar pikën e penalltisë, tani është koha të kujdesesh ti vetë për të. Paç fat në të ardhmen”, kanë shkruar punëtorët e fushës së gjelbër.