James Milner do të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Sky Sports” të hënën. Mësohet se Milner ka arritur marrëveshje për ta rinovuar edhe një vit kontratën që i skadon në fund të këtij muaji. Zyrtarizimi i Milnerit do të bëhet këtë muaj, kurse me marrëveshjen e re ai do të ketë pagë më të ulët.
36-vjeçari shihet ende si një lojtar i rëndësishëm për trajnerin Juergen Klopp, i cili ka kërkuar qëndrimin e tij në “Anfield Road”.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Manchester City dhe sezonin e fundit, në 39 paraqitje në të gjitha garat bëri tri asistime.
Artikuj të ngjashëm