Liverpooli do t’i ofrojë kontratë të re James Milnerit. Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me mesfushorin për vazhdimin e kontratës.
Kontrata aktuale e anglezit skadon në fund të këtij edicioni. Milner, 36-vjeçar, do të mbetet në “Anfield” edhe për një vit.
Trajneri Juergen Klopp thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta mbajnë mesfushorin.
Këtë edicion anglezi ka luajtur vetëm 609 minuta në Premier League.
Ai është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015 kur u transferua nga Manchester City.
Artikuj të ngjashëm