Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet rekordmeni i Premier Leagues

James Milner

Ish-futbollisti i njohur i Liverpoolit, James Milner, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare. 

Lajmin e ka bërë të ditur Milner përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Milner mban rekordin si futbollisti me më së shumti paraqitje në Premier League me 658 ndeshje. 

Milner me përfundimin e kontratës te skuadra e Brightonit ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli aktiv. 

Mesfushori për një kohë të gjatë luajti te skuadra e Liverpoolit. 

Ai me “të kuqtë” zhvilloi 332 ndeshje. Kontribuoi me 26 gola dhe 46 asistime. 

Edhe Milner vendos rekord për paraqitje në Premier League Futboll Milner vendos rekord për paraqitje në Premier League

Ka luajtur edhe në skuadra si Leeds United, Swindon Town, Newcastle United, Aston Villa e Manchester City. 

Në karrierën 24-vjeçare si futbollist, Milner ka fituar 12 trofe. 

Milner me përfaqësuesen e Anglisë ka një gol të shënuar në 61 paraqitje.