Kapiteni i Uellsit dhe ish-ylli i Arsenalit, Aaron Ramsey, i ka dhënë fund karrierës në futbollin profesionist.
35-vjeçari Ramsey ishte pa klub që kur u largua nga Pumas UNAM i Meksikës vitin e kaluar. Ramsey tani planifikon të fillojë karrierë si trajner.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi pensionohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Uellsit. I ka shënuar 21 gola në 86 paraqitje, ndërsa e përfaqësoi vendin në tri ngjarje të mëdha.
Mesfushori e nisi karrierën te Cardiff City, para se të kalonte në vitin 2008 tek Arsenali.
Me klubin londinez i fitoi tri Kupa FA, ndërsa shënoi golin e fitores në dy prej tyre. Tek Arsenali luajti plot 11 vjet.
Ka luajtur edhe për Juventusin, Nicen dhe disa skuadra të tjera.