Leeds Unitedi dhe Aston Villa kanë shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, James Milner, ka raportuar “Sky Sports”të hënën.
Mësohet se si Leedsi ashtu edhe Aston Villa po synojnë transferimin e Milnerit si lojtar të lirë në verë, duke pasur parasysh se atij i skadon kontrata me Liverpoolin. Milner pritet të largohet nga Liverpooli, pasi drejtuesit e klubit nuk e kanë ndërmend t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës, përkundër kërkesës së trajnerit Juergen Klopp.
37-vjeçari duket se është pajtuar me këtë vendim dhe po shqyrton mundësinë e kalimit te njëra prej ish-skuadrave të tij. Para se t’i bashkohet Liverpoolit në vitin 2015, Milner karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Aston Villa, Newcastle Unitedi e Leedsi. Këtë sezon, ai ka dy asistime në 33 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat.