Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit defansiv Kalvin Phillips, ka raportuar ESPN të hënën.
Bëhet e ditur se Gerrardi po e do me çdo kusht Phillipsin, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën në sezonin e ardhshëm. Phillips ka kontratë me Leeds Unitedin deri në vitin 2024, por ka paralajmëruar largimin nga klubi.
Këtë edicion, Phillips ka pasur telashe me lëndimet, pasi ka një gol e një asistim në 23 paraqitje. Aston Villa ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për ta bindur Leedsin në lirimin e tij.