Skuadra e Aston Villas po synon të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar të verës. “The Sun” raporton të martën se Aston Villa po dëshiron t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Kalvin Phillips.
Mësohet se City është i gatshëm ta shesë Phillipsin nëse merr një ofertë deri në 50 milionë euro dhe tek Aston Villa së shpejti pritet të bëjnë ofertë zyrtare për transferimin e tij. 27-vjeçari iu bashkua Cityt me bujë të madhe para fillimit të këtij sezoni nga Leeds Unitedi, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Ai nuk preferohet titullar nga trajneri Pep Guardiola dhe deri më tani ka vetëm 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Mesfushori defensiv ka kontratë me Cityn deri në vitin 2028.