Mesfushori Kalvin Phillips pritet të largohet nga Manchester City, por jo edhe nga kampionati i Anglisë. “Sky Sports” ka shkruar të hënën se Phillips po kërkohet me ngulm nga skuadra e Arsenalit. Është trajneri Mikel Arteta, ai që po insiston në transferimin e anglezit në afatin kalimtar të janarit.
Bëhet e ditur se Arsenali tashmë ka kontaktuar me Cityn dhe për kartonin e Phillipsit ka shprehur gatishmëri për të ofruar deri në 50 milionë euro.
27-vjeçari iu bashkua verën e shkuar Cityt, por nuk pati minutazhë të madhe. Edhe këtë edicion, situata është e njëjtë për Phillipsin, i cili ka regjistruar vetëm 52 minuta lojë në të gjitha garat. Phillips ka kontratë me skuadrën e Cityt deri në verën e vitit 2028.