Pas Arsenalit, edhe Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Kalvin Phillips, ka raportuar “The Sun” të premten. Phillips pritet të largohet në janar nga Manchester City dhe Bayerni është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro për transferimin e tij.
Anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, ndërsa te Bayerni po shihet si përforcim i duhur për mesfushën. 27-vjeçari ka luajtur vetëm 167 minuta këtë sezon në të gjitha garat për Cityn dhe është i gatshëm të largohet nga kampioni i Anglisë.
Phillips iu bashkua Cityt vitin e shkuar nga Leeds Unitedi për 50 milionë euro por nuk bindi me paraqitjet e tij. Ai ka kontratë me skuadrën e Cityt deri në vitin 2028.
Artikuj të ngjashëm