Liverpooli synon ta transferojë gjatë verës së këtij viti mesfushorin e Manchester Cityt, Kalvin Phillips. Kështu ka njoftuar të martën “Daily Mirror”. Thuhet se anglezi është i hapur për të bërë një lëvizje në “Anfield”.
Skuadra e drejtuar nga Juergen Klopp dëshiron që ta shfrytëzojë zemërimin e Phillipsit, i cili nuk është i kënaqur te City.
Ai nuk po luan rregullisht te kampioni në fuqi i Anglisë. 27-vjeçari është paraqitur vetëm në shtatë ndeshje të Premier Leagues.
Ish-futbollisti i Leedsit me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në garë për anglezin është edhe West Hami.