Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli rivalizon Cityn për Phillipsin

Te Liverpooli janë të vendosur për ta rivalizuar Manchester Cityn për shërbimet e mesfushorit defensiv, Kalvin Phillips, ka raportuar “Daily Mirror” të hënën. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, po insiston në transferimin e 26-vjeçarit, të cilin po e sheh si përforcim të rëndësishëm për mesfushën.

Në anën tjetër, City ka kohë që ka bërë ofertë për Phillipsin, i cili është pjesë e Leeds Unitedit. Për ta lënë të lirë këtë verë Phillipsin, Leedsi po kërkon mbi 50 milionë euro pasi mesfushori i Anglisë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2024.

Phillips është njëri prej mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në kampionatin anglez.

Artikuj të ngjashëm