Skuadra e Aston Villas i ka bërë ofertë zyrtare Leeds Unitedit për shërbimet e mesfushorit defensiv, Kalvin Phillips. Lajmi është bërë i ditur të premten nga sajti “Football Insider”.
Bëhet e ditur se Villa për transferimin e Phillipsit në verë ka ofruar mbi 50 milionë euro dëmshpërblim. Phillips është njëri prej lojtarëve kryesorë te Leedsi dhe mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në Premier League.
Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024 dhe së fundmi ka refuzuar kontratën e re. Ai pëlqehet nga trajneri i Aston Villas, Steven Gerrardi, që po e dëshiron në ekip për sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari kohë më parë është kthyer nga lëndimi, kurse këtë sezon në total ka 21 ndeshje për Leedsin, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.