Te Leeds Unitedi janë të vendosur për ta mbajtur mesfushorin Kalvin Phillips, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha të Premier Leagues. “Daily Mail” ka raportuar se krerët e Leedsit do të refuzojnë të gjitha ofertat për mesfushorin, të cilin duan ta mbajnë të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari është ndër mesfushorët më të vlerëesuar defensiv në Premier League dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro. Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në 18 paraqitje në të gjitha garat.
Phillips së fundi është kthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për më shumë se tre muaj.