Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Phillipsi nuk i tradhton tifozët, refuzon Unitedin

Kalvin Phillips do t’i rezistojë çdo tentimi të Manchester Unitedit për ta transferuar atë për 60 milionë funte këtë verë, sepse nuk mund t’i tradhtojnë tifozët e Leeds Unitedit, ka shkruar “Daily Mail” të shtunën.

Phillipsi pëlqehet nga shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa Unitedi nën drejtimin e Erik ten Hagut synon të bëjë skuadër thuajse të re.

Leedsi mund ta mbajë Phillipsin, por mund ta shesin atë nëse nuk mund ta përballojnë pagën e tij.

West Hami u refuzua në muajin janar, ani pse ofroi 55 milionë funte.

Aston Villa dhe Newcastle United po e monitorojnë situatën e Phillipsit po ashtu.

Në 18 ndeshje në të gjitha garat, Phillips ka shënuar një gol dhe ka një asistim.