Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao me kontratë të re te Reali

Qendërmbrojtësi Eder Militao së shpejti do të firmosë kontratë të re me Real Madridin. “Marca” ka raportuar të premten se krerët e Realit tashmë i kanë ofruar kontratën e re Militaos, i cili parimisht është dakorduar ta firmosë.

Me kontratën e re, që pritet të zyrtarizohet së shpejti, Militao do të jetë pjesë e Realit deri në vitin 2026. Kontrata aktuale i skadon Militaos në vitin 2025, por te Reali duan ta mbajnë brazilianin më gjatë në ekip pas paraqitjeve të mira.

24-vjeçari në 44 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar edhe dy gola e ka bërë tri asistime. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Porto.

Artikuj të ngjashëm