Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi i ofron kontratë të re Militaos

Eder Militao

Eder Miliato pritet të vazhdojë kontratën me Real Madridin. Forma e mirë e mbrojtësit brazilian sezonin e shkuar ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re.

“Marca” ka bërë të ditur se klubi i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon.

Me kontratën e re 24-vjeçari do të mbetet pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2028.

Militao është pjesë e Real Madridit që nga viti 2019.