Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao mbetet te Reali deri më 2028

Mbrojtësi Eder Militao është futbollisti i radhës te Real Madridi që do të firmosë kontratë të re, ka njoftuar “Marca”.

Gazeta spanjolle shkruan se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

Me kontratën e re, Militao do të jetë pjesë e Real Madridit deri në vitin 2028. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2025, ndërsa Militao do të bëhet lojtari i tretë që brenda një periudhe të shkurtër firmos kontratë të re me klubin spanjoll.

Para tij, kontratat e reja, i kanë firmosur edhe Vinicius Junior e Rodrygo.

Militao është pjesë e Realit prej vitit 2019 nga Porto dhe këtë edicion ka vetëm 1 paraqitje për shkak se është i lënduar.