Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao do të mbetet gjatë te Reali

Mbrojtësi Eder Militao do të jetë pjesë e Real Madridit edhe përtej vitit 2025, kur i skadon kontrata aktuale, ka njoftuar “Marca” të mërkurën. Bëhet e ditur se braziliani është në negociata me Realin për kontratën e re dhe thuhet së palët parimisht kanë arritur marrëveshje, që do të bëhet zyrtare këtë muaj.

Me kontratën e re, Militao do të mbetet te klubi madrilen deri në vitin 2027 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

25-vjeçari edhe këtë sezon ka vazhduar me paraqitje të mira, ku në 30 ndeshje ka kontribuar edhe me 5 gola. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2019, kur iu bashkua nga Porto për 50 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm