Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Militao rinovon kontratën me Realin

Qendërmbrojtësi Eder Militao ka arritur marrëveshje me Real Madridin për rinovimin e kontratës.

E përditshmja “Marca” ka shkruar të hënën se me rinovimin e kontratës, Militao do të jetë pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2028.

Marrëveshja mes palëve, thuhet se do të bëhet zyrtare gjatë muajit të ardhshëm. 24-vjeçari është pajtuar ta rinovojë kontratën për tri vite, pasi aktualja i skadon në vitin 2025. Ishin paraqitjet e mira të brazilianit, ato që kanë detyruar klubin t’i ofrojë rinovimin e kontratës me kushte të reja. Militao sezonin e fundit, në 50 paraqitje në të gjitha garat, kontribuoi edhe me dy gola e tri asistime. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Porto.