Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, po punon me ritëm të lartë për t’u rikthyer në fushë para përfundimit të këtij edicioni.
Braziliani u dëmtua në ndeshjen e parë të edicionit dhe pritej të mos luante fare këtë edicion. Megjithatë “Marca” ka njoftuar të martën se Militao po punon individualisht dhe në klub po presin që ai të jetë i gatshëm për lojë në fillim të muajit prill.
Synimi i Militaos është që të rikuperohet deri atëherë dhe të jetë gati për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse Reali kualifikohet në këtë fazë.
Militao ka dëmtuar ligamentet e gjurit dhe në muajin mars pritet t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në stërvitjet e përbashkëta. 26-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.