Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E konfirmuar, lojtari i rëndësishëm i mungon Brazilit në Botëror

Eder Militao

Eder Militao i është nënshtruar një operimi të martën, ndërsa do t’i mungojë Brazilit në Kupën e Botës në futboll.

Mbrojtësi ka pësuar lëndim të hamstringut dhe përfundimisht do të jetë jashtë ngjarjes më të madhe të futbollit. Rikuperimi i tij kërkon disa muaj, ndërsa ai pritet të kthehet vetëm edicionin e ardhshëm.

Militao është lënduar në fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Alavesit, javën e kaluar.

Braziliani  28-vjeçar ka pasur telashe me lëndime gjatë karrierës. Ka pasur edhe disa lëndime serioze në gju. Për Brazilin i ka luajtur 38 ndeshje.