Milani, që pësoi disfatë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, ka kthyer vëmendjen në elitën e futbollit të Italisë.
“Rossonerët” në mesjavë u mposhtën nga rivali lokal, Interi, në gjysmëfinalen e parë.
Interi fitoi me rezultatin 2:0.
Punë e vështirë skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli e pret edhe në Serie A, ku lufta për të zënë tri vendet e tjera të “Championsit” është bërë shumë e fortë.
Milani të shtunën në orën 18:00 luan në udhëtim te Spezia, në kuadër të xhiros së 35-të.
Edhe
Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë
Milani është i pesti me 61 pikë. Ka dy pikë më pak se Interi që zë pozitën e katërt. Pozita e katërt është e fundit që dërgon në Champions.
“Nerazzurrët” luajnë në shtëpi kundër Sassuolos të shtunën nga ora 20:45.
Spezia është në pozitën që dërgon një rang më poshtë të futbollit italian. Në pozitën e 18-të ka 27 pikë, tri më pak se Verona që është në zonën e shpëtimit.
Për shkak të pozitës në tabelë Spezia ka nevojë patjetër për pikët e plota.
Mbetet të shihet nëse Rafael Leao do të luajë te Milani. Ai mungoi të mërkurën për shkak të lëndimit në kofshë.
Mungesa e tij u vërejt kundër Interit, me Milanin që krijoi vetëm tri raste të rrezikshme. Qëlloi shtyllën me Sandro Tonalin, kurse Junior Messias e Brahim Diazi gjuajtën fare pranë shtyllës pingule.
Edhe
Fundjavë pa derbi në Serie A, por gara është e fortë
Skuadra tjetër që po lufton për top-katërshe, Juventusi, do të luajë të dielën kundër Cremoneses, në ndeshjen që nis në ora 20:45. Juventusi i ka 66 pikë.
Napoli ka siguruar titullin dhe kështu edhe vendin në Champions edicionin e ardhshëm. Napoli është mysafir i Monzas, të dielën prej orës 15:00.