Fundjava në elitën e futbollit të Italisë do të jetë pa derbi, por gara për titull kampioni vazhdon të jetë shumë e fortë.
Milani, Napoli dhe Interi po e sfidojnë njëra tjetrën dhe kanë vetëm një pikë dallim në renditje.
Milani e Napoli liderë kanë nga 31 pikë, një më shumë se Interi i vendit të tretë.
“Rossonerët” kanë përparësi këtë javë pasi luajnë në “San Siro” ndaj Sassuolos që zë vendin e tetë.
Milan – Sassuolo luhet të dielën nga ora 12:30.
Pavarësisht se në letër duket ndeshje e lehtë, Milani ndaj Sassuolos ka fituar vetëm një herë në shtëpi në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka edhe një barazim e tri disfata. Fitorja e fundit e Milanit në shtëpi ishte në ndeshjen e fundit në “San Siro”, në elitën italiane të futbollit. Dy herë rresht ndaj Sassuolos, Milani nuk i ka fituar asnjëherë në shtëpi.
Napoli dhe Interi ndeshjet e xhiros së 15-të do t’i luajnë në udhëtim.
Napoli takohet me Udinesen të dielën nga ora 15:00, kurse Interi me Genoan nga ora 18:00.
Napoli i kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, ka dominuar ndaj Udineses duke mos u mposhtur në 18 ndeshjet e fundit, me 14 fitore e katëar barazime.
Edhe Interi nuk ka humbje nga Genoa në 12 ndeshjet e fundit në Serie A. I ka nëntë fitore e tri barazime.
Të dielën nga ora 20:45 luhet edhe ndeshja Bologna – Juventus. Te Juventusi paraqitet Edon Zhegrova.