Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, do të jetë nikoqir i Milanit.
Ndeshja e skuadrave që synojnë titullin e kampionit e mbyll xhiron e 31-të të Serie A. Luhet të hënën nga ora 20:45.
Napoli renditet i treti dhe i ka 62 pikë, një më pak se Milani që është i dyti.
Serie A vazhdon pas javës së vështirë të futbollit italian.
Italia dështoi të kualifikohej në Botërorin e tretë rresht, pasi u mposht në finale të plejofit nga Bosnjë-Hercegovina në penallti.
Edhe
Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali
Napolitanët pritet të jenë pa Romelu Lukakun, pasi sulmuesi belg ka refuzuar të stërvitet me skuadrën dhe ka preferuar qëndrimin në shtetin e tij, pasi u largua më herët nga kampi i Belgjikës. 32-vjeçari e ka vetëm një gol të shënuar qëkur u rikthye nga lëndimi në muajin janar.
Ndeshjen e parë të sezonit e fitoi Milani, 2:1 në “San Siro”.
Napoli është në ecuri prej katër fitoreve dhe bashkë me Milanin shpresojnë në një tjetër gabim të Interit.
Interi, që është lider me 69 pikë, të dielën nga ora 20:45 luan në shtëpi ndaj Romës.
Interi dhe Roma patën lojtarë në finale të plejofit tek Italia. Sulmuesi Pio Esposito i Interit dhe mesfushori Bryan Cristante i Romës, dështuan të shënonin nga pika e bardhë, kurse mbrojtësi i “nerazzurrëve”, Alessandro Bastoni, u përjashtua me të kuq.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
Juventusi të hënën nga ora 18:00 e pret Genoan, ndërsa Como luan në udhëtim tek Udinese, nga ora 12:30.
Como është në vendin e katërt me 57 pikë, tri më shumë se Juventusi dhe Roma që zënë vendin e pestë dhe të gjashtë.