Sport

Milani reagoi mirë, thotë Gattuso

Gennaro Gattuso ka lavdëruar rikthimin që skuadra e tij e ka bërë në ndeshjen e sotme ndaj Dudelanges në Ligën e Evropës.

Milani fitoi me rezultat prej 5 me 2 në San Siro, me mysafirët që shënuan dy gola, transmeton Koha.net.

“Pas barazimit që ata bënë frika u rrit, por patëm qasje të mirë deri në atë pikë. S’ka më ndeshje të lehtë. Dudelange e di se si duhet të qarkullojnë topin, nuk ka qëndrueshmëri dhe kjo u dëshmua edhe nga golat që pësuan në minutat e fundit, por derisa është në lojë shkakton shumë probleme”, është shprehur Gattuso. “Ishte e rëndësishme të fitonim sot, dhe reaguam shumë mirë kur ishim duke humbur 2 me 1”.