Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kthehet te fitorja në Serie A

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Milani ka marrë tre pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Fiorentinës të shtunën mbrëma.

Rossonerët në “San Siro” triumfuan minimalisht 1:0.

Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në minutat shtesë të pjesë së parë. Realizoi Theo Hernandez nga pika e bardhë.

Fiorentina ishte më kërkuese gjatë pjesës së dytë, por s’arriti ta barazonte rezultatin.

Me fitore, Milani rimerr pozitën e tretë me 26 pikë. Fiorentina mbetet e gjashta me 20 pikë.