Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Parma, Milani, të dielën është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian.
Milani e mposhti në udhëtim Cremonesen me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStrahinja Pavloviq me asistim te Luka Modriqit shënoi për 1:0 në minutën e 90-të.
Katër minuta më pas, Rafael Leao, e realizoi golin e dytë.
Cremonese është në krizë të thellë të rezultateve. E regjistroi disfatën e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.
Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë te “kuqezinjtë”.
Milani ka 57 pikë dhe e zë vendin e dytë. Lider është Interi me dhjetë pikë më shumë.
Cremonese renditet në pozitën e 17-të me 24 pikë.