Milani ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Serie A. Të dielën mbrëma, Milani fitoi 2:0 ndaj Atalantas.
Ndeshja i takoi xhiros së 24-t.
Juan Musso shënoi autogol në minutën e 25-të, ndërsa Junior Messias vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 86-të.
Milani është barazuar me pikë me Interin. Të dy skuadrat kanë nga 47 pikë në pozitat dy e tre.
Atalanta renditet e gjashta me 41 pikë.
Artikuj të ngjashëm