Pierre-Emerick Aubameyang është synimi kryesor i Milanit për këtë afat kalimtar, që ka ofruar 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Por, gjiganti italian duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Chelseat, që ka shprehur interesim për të, transmeton Koha.net.
La Gazzetta dello Sport raporton se Milani gjithashtu është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit tetë milionë euro në sezon, që do ta bënte atë më të paguarin në Serie A.
Dortmundi për shërbimet e tij raportohet se kërkon 70 milionë euro.