Dortmundi edhe zyrtarisht ka paralajmëruar klubet e interesuar për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang se “do të pret vetëm edhe disa ditë” që të vijnë ofertat për të.
Drejtori sportiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka bërë të ditur se ende nuk është bërë asnjë ofertë për Aubameyangin, transmeton Koha.net. Në garë për të raportohet se janë Chelsea dhe Milani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi pranuar asnjë ofertë në drejtim të lojtarit. Do të presim edhe disa ditë, por jo më gjatë e aq. Personalisht do të isha i lumtur nëse Pierre do të qëndronte. Natyrisht ka klube në botë ku Aubameyang do të fitonte më shumë para se që merr këtu”, është shprehur Watzke për Welt am Sonntag.
Është raportuar se agjenti i lojtarit iu ka bërë të ditur klubeve të interesuara se klienti i tij kërkon pagë prej 10 milionë euro në vit.
Problem tjetër gjithashtu mbetet çmimi i lartë i tij. Dortmundi kërkon 80 milionë euro, derisa Milani thuhet se ka ofruar vetëm 60 milionë euro për të.