Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani triumfon me shumë vështirësi në “Luigi Ferraris”

Milani vazhdon të jetë i pamposhtur në Serie A edhe pas gjashtë ndeshjeve.

Të shtunën në mbrëmje, Rossonerët fituan me shumë vështirësi 2:1 kundër Sampdorias në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Milani gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt me Junior Messias.

Skuadra e Stefano Piolit shënoi edhe golin e dytë përmes De Ketelaeres, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Milanit punët iu vështirësuan kur në fillim të pjesës së dytë Rafael Leao u ndëshkua me të kuq.

Këtë e shfrytëzuan vendast që barazuan rezultatin me anë të Filip Djuriçiq (57’).

Edhe Fitorja e dytë rresht për Milanin Futboll Fitorja e dytë rresht për Milanin

Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe realizuan golin e fitores me anë të Olivier Giroudit (67’) nga penalltia.

Pas kësaj fitore, Milani është i dyti me 14 pikë. Sampdoria është e 18-ta me dy pikë.