Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani vazhdon me fitore në Serie A, fiton derbin ndaj Romës

Milani e ka shënuar fitoren e tretë në Serie A të Italisë. Milani në udhëtim mposhti Romën me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë të elitës së futbollit italian.

Olivier Giroud nga penalltia në minutën e 9-të kaloi Milanin në epërsi, kurse Rafael Leao shënoi për 2:0 në minutën e 48-të. Ai shënoi një gol shumë të bukur nga afërsia.

Leonardo Spinazzola në minutën e 92-të shënoi golin e vetëm për Romën.

Milani është lider me nëntë pikë. Roma mbetet me një pikë pas tre ndeshjeve.