Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani fiton bindshëm derbin ndaj Romës

Milani ka shënuar fitore bindëse kundër Romës të dielën në “San Siro”.

Milani mposhti Romën me rezultatin 3:1, në ndeshjen që i takoi javës së 20-të të Serie A italiane. Vendimtar në fitoren e Milanit ishin francezët. Yacine Adli shënoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërsa golin e dytë Olivier Giroud në minutën e 56-të. Rezultatin në 2:1 e ngushtoi Leandro Paredes.

Ai realizoi në minutën e 69-të, kurse Theo Hernandez në minutën e 84-t vulosi fitoren e 13-të të Milanit këtë edicion.

Me këtë fitore Milani është forcuar në vendi ne tretë me 42 pikë, kurse Roma mbetet në vendin e nëntë me 29 pikë.