Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani bind Diazin

Brahim Diazi është bindur t’i bashkohet Milanit, ka raportuar të enjten gazeta spanjolle “AS”.

Por, drejtuesit e ekipit kuqezi të Italisë janë duke negociuar për të arritur marrëveshje edhe me drejtuesit e Real Madridit.

Milani është duke e kërkuar huazimin e Diazit me mundësi për ta blerë kartonin, por spanjollët nuk duan ta pranojnë shitjen e 21-vjeçarit.

Diazi ka luajtur 21 ndeshje për Realin qëkur u transferua nga Manchester City. Diazi me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.