Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në garë për Brahim Diazin

Juventusi është futur në garë për transferimin e Brahim Diazit. Diazit i përfundon në verë huazimi te Milani nga Real Madridi.

Milani ka opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit 23-vjeçar. Por është Milani që nuk ka shprehur deri tash dëshirën për ta shfrytëzuar mundësinë e blerjes së mesfushorit spanjoll, që me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Diaz me fanellën e Milanit sezonin aktual në të gjitha garat ka luajtur 27 ndeshje, ndërsa ka kontribuar me pesë gola e dy asistime.

Artikuj të ngjashëm