Real Madridi nuk do të lejojë që Brahim Diazi t’i bashkohet Milanit, raporton “AS” të premten. Diaz është i huazuar te Milani nga klubi spanjoll që insiston se llogaritë në mesfushorin.
Diaz ka qenë një nga lojtarët më të mirë te skuadra kuqezi këtë sezon. Paraqitjet e tij kanë bërë që Reali t’i jap një rast Diazit sezonin e ardhshëm.
Mesfushori 23-vjeçar sezonin aktual në 14 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar një herë. Ai me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm