Brahim Diaz mund të mbetet edhe më gjatë pjesë e Milanit. Ai ka bindur me paraqitjet e tij sezonin aktual. Futbollisti 23-vjeçar i fazës ofensive luajti rol kyç në fitoren e kuqezinjve në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit, 1:0.
Ai shënoi golin vendimtar pas vetëm shtatë minutash për t’i dhënë një mundësi Milanit të kaloj tutje në “Champions”. Diaz iu bashkua Milanit në një marrëveshje huazimi dyvjeçar nga Real Madridi në korrik të vitit 2021.
Milani ka opsionin e blerjes së kartonit të tij për 22 milionë euro.
“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Diazi dëshiron të mbetet pjesë e Milanit. Për çështjen e Diazit, drejtuesit e Milanit do të takohet me Real Madridin në muajin e ardhshëm.
Mesfushori 23-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 19 ndeshje në Serie A. Ai me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.