Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami kërkon Diazin

West Ham Unitedi po e kërkon mesfushorin Brahim Diaz, i cili është pjesë e skuadrës së Real Madridit. “Sky Sports” ka raportuar të martën se West Hami tashmë ka nisur kontaktet me Realin pasi Diaz ka kërkuar largimin nga klubi spanjoll.

Mësohet se Diaz nuk është i kënaqur me minutazhin e tij te Reali dhe te West Hami po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

24-vjeçari këtë verë u rikthye te Reali pas huazimit te Milani dhe me ekipin spanjoll ka shënuar 1 gol në tetë paraqitje në të gjitha garat. Diaz ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2027, ndërsa ka edhe 1 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen e Spanjës.