Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali rikthen Diazin

Mesfushori Brahim Diaz është rikthyer te skuadra e Real Madridit pas një periudhe të gjatë te Milani në Serie A.

Diaz është prezantuar të martën te Reali, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027. Diaz në janar të vitit 2019 iu bashkua Realit nga Manchester City, por në vitin 2020 u dërgua te Milani në formë huazimi. Diaz në tri edicionet e fundit ka qenë pjesë e Milanit, ku e ka fituar edhe titullin e kampionit të Italisë.

Ai ka treguar paraqitje të mira te skuadra italiane, duke e detyruar Realin që ta rikthejë në radhët e veta.

Diaz në edicionin e fundit, ka shënuar 7 gola dhe ka bërë po aq asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat për Milanin.