Media të shumta nga Spanja kanë raportuar të mërkurën se Milani nuk e ka në opsion blerjen përfundimtare të Brahim Diazit në verë, kështu që spanjolli pritet të rikthehet te Real Madridi.
Milani e vazhdoi huazimin e Diazit për dy sezone të tjera në vitin 2021, që do të thotë se qëndrimi te “rossonerët” do të skadojë në muajin qershor. Thuhej në fillim se Milani e ka opsionin e blerjes përfundimtare të futbollistit për 22 milionë euro, megjithatë, qëndrimi i tij në Itali nuk pritet të ndodhë.
Brahim Diaz ka shënuar 16 gola në 105 paraqitje me gjigantin italian të futbollit. E fitoi “Scudetton” në edicionin e kaluar.