Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk do ta blejë Diazin

Milani ka vendosur ta rikthejë nga huazimi mesfushorin Brahim Diaz.

“Gazzeta dello sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos e shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit.

Diaz ishte i huazuar te Milani nga skuadra e real Madridit.

Në marrëveshjen e arritur Milani gjithashtu ka të drejtën e huazimit edhe për një vit të Diazit, por nuk e ka shfrytëzuar një gjë të tillë.

Krerët e klubit “kuqezi” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e lojtarit.

Artikuj të ngjashëm