Mesfushori me tipare sulmuese, Medon Berisha, po vlerësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj te skuadra e Lecces. Ai vlerësohet se ka të gjitha predispozitat që në një të ardhme të afërt të shpërthejë edhe me ekipin e parë, pas paraqitjeve të mira në këtë sezon me ekipin e juniorëve. Në fakt, 19-vjeçari po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa po ndihmon juniorët për ta mbyllur një sezon të suksesshëm, ka shkruar “PianetaLecce” të hënën.
Forma e mirë e Berishës ka bërë që juniorët e Lecces të jenë në pozitën e parë në tabelë me 39 pikë të mbledhura pas 20 ndeshjeve të zhvilluara. Këtë vit Lecce Primavera nuk di për humbje, ku në tetë ndeshje të luajtura ka regjistruar 7 fitore dhe një barazim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ngritja e Lecce Primavera ka të bëjë me rritjen e Berishës, i cili për momentin është lojtari vendimtar i ekipit. Mesfushori sulmues po shkëlqen te Lecce dhe këtë po e dëshmon me gola e asistime. Ai është lider i ekipit, sikurse numri që e bart në fanellë”, ka shkruar sajti italian duke iu referuar fanellës me numrin 10 që e bart Berisha.
Bazuar në paraqitjet e Berishës ai do të duhej ta kishte mbiemrin “inteligjenti” në fanellë, shkruan sajti italian.
Berisha shquhet për lojën e tij, kurse vlerësohet edhe për pengesat që i ka pasur dhe i ka tejkaluar për t’u stabilizuar në njërin prej lojtarëve më të talentuar te Lecces. Madje, së shpejti mund të vijë edhe debutimi me Leccen në Serie A.
“Pavarësisht vazhdimit të sezonit, e ardhmja e tij duket se tashmë është e shënuar: e pret debutimi me ekipin e parë”, ka vazhduar sajti italian për Berishën. “Ai tashmë po stërvitet me të mëdhenjtë dhe po konfirmon të gjitha ndjesitë që i ka me topin”.
Te Lecce po e vëzhgojnë me kujdes rritjen e Berishës dhe janë të kënaqur me zhvillimin e tij. Shifrat me Lecce Primavera konfirmojnë se bëhet fjalë për një lojtar që së shpejti pritet ta pushtojë skenën e futbollit italian.
Në 19 ndeshje të luajtura, Berisha krahas 7 golave të shënuar ka bërë edhe 4 asistime.
“Berisha është talenti që duhet përcjellë, pasi sigurisht se në verë nuk do të mungojnë ofertat nga skuadrat e mëdha”, raporton “PianetaLecce”.
Berisha para një viti iu bashkua të rinjve të Lecces nga të rinjtë e skuadrës nga Zvicra, Young Boys, ku është rritur si lojtar. Ai së fundmi ka preferuar ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, ndonëse më herët ka qenë te Kosova. Berisha ka regjistruar dy ndeshje me ekipin U21 të Kosovës, përpara se të shkojë te shpresat e Shqipërisë, ku tani ka një ndeshje të luajtur.