Presidenti i Lecces, Saverio Sticchi Damiani, tha se kanë pritur shkëlqimin e mesfushorit të Shqipërisë, Medon Berisha. Ai ka theksuar se lëndimet e penguar t’i tregojë vlerat e tij.
“Dëmtimet e kanë penguar atë të paraqitet në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë zyrtari më i lartë i klubit për një medium lokal të Lecces.
Berisha 22-vjeçar është shpallur dy herë rresht lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Fiorentinas dhe Hellas Veronas.
Berisha po luan më i avancuar në mesfushën e Lecces, ndërsa ndërrimi i pozitës ka dalë i qëlluar. Ai me fanellën e Lecces ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me një asistim në nëntë ndeshje.