Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Për Medon Berishën flasin nga klubi ku ai u rrit

medon

Medon Berisha është njëri prej futbollistëve më interesant aktualisht në Serie A të Italisë, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të shtunën. 

Futbollisti i Shqipërisë, që u lind në vitin 2003, është lojtari më i përdorur nga Eusebio Di Francesco te skuadra e Lecces. 

Dhe besimi i tij është shpaguar nga Berisha. 

Mesfushori me tipare sulmuese i ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime. 

Mediumi italian e ka vlerësuar atë si futbollist me aftësi të jashtëzakonshme me topin dhe shumë të fuqishëm, me goditje të sakta po ashtu. 

“Tuttomercatoweb” ka intervistuar udhëheqësin e Akademisë së Young Boysit, klubin ku Berisha luajti prej vitit 2015 deri në vitin 2022, para se të transferohej te Lecce.    

Edhe Berisha shpreson të ketë sërish rol të rëndësishëm Futboll Berisha shpreson të ketë sërish rol të rëndësishëm

“Medoni ka shfaqur kualitetet e tij që në moshë të hershme dhe ka qenë lojtar interesant për gjitha ekipet. Në edicionin 2021/22, ai e kishte mundësinë të luante në ‘UEFA Youth League’, ndërsa u bë kampion i Zvicrës me U18 në sezonin 2020/21. Ai donte të largohej diku jashtë Zvicrës dhe ne e gjetëm Leccen. Dhe sot jemi të lumtur që po luan mirë në Serie A”, deklaroi Christian Franke. 

Berisha ka luajtur për grupmoshat e Shqipërisë, ndërsa me Shqipërinë A i ka katër paraqitje. Ka edhe dy paraqitje me U21 të Kosovës.