Me golin e Medon Berishës të dielën mbrëma, Lecce ka shënuar fitore në elitën e futbollit italian.
Lecce fitoi 1:0 në udhëtim te Fiorentina, në kuadër të xhiros së dhjetë të Serie A të Italisë.
Berisha, i cili shënoi supergol ndaj Udineses javë më parë, golin e dytë të sezonit e shënoi në minutën e 23-të. Mesfushori i Shqipërisë, që e ka edhe një asistim në këtë edicion, realizoi nga afërsia.
Berisha luajti deri në minutën e 76-të, derisa mesfushori tjetër i “kuqezinjve”, Ylber Ramadani, e kompletoi ndeshjen.
Lecce me këtë fitore ka nëntë pikë, pesë më shumë se Fiorentina që është në pjesën e poshtme të tabelës.
Tjetër gol i Berishës në Serie A
Pas supergolit ndaj Udineses në disfatën 3:2 në udhëtim, Medon Berisha ka shënuar tjetër gol për Leccen në elitën italiane të futbollit.
Me golin e Berishës të dielën në udhëtim te Fiorentina, Lecce është udke fituar 1:0.
Mesfushori i Shqipërisë realizoi nga afërsia në minutën e 23-të. Ai e ka edhe një asistim në këtë edicion.
Ndeshja Fiorentina – Lecce i takon xhiros së 10-të të Serie A të Italisë.