Mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, ka luajtur rol të rëndësishëm te Lecce të dielën mbrëma. Ai asistoi në golin e barazimit 1:1 kundër Bolognas. Me asistim të Berishës, Francesco Camarda, shënoi golin e barazimit në minutën e 93-të të ndeshjes që i takoi xhiros së pestë të Serie A.
Berisha dhe mesfushori tjetër i Shqipërisë, Ylber Ramadani, u paraqitën deri në fund të takimit.
Për Leccen ishte pika e dytë e fituar këtë edicion në Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLecce mbetet në vendin e fundit, ndërsa nga dy pikë i kanë edhe Pisa, Parma e Genoa.
Bologna i ka shtatë pikë.