Futboll

Supergoli i Berishës nuk i mjafton Lecces

Medon Berisha

Mesfushori i Lecces, Medon Berisha, ka realizuar supergol nga goditja e dënimit të shtunën ndaj Udineses.

Por goli i shënuar nga Berisha nuk i mjaftoi Lecces, që në kuadër të javës së tetë të Serie A u mposht nga Udinese në udhëtim me rezultatin, 3:2.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Berisha, me goditje të bukur në minutën e 59-të e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Ai luajti deri në minutën e 76-të dhe ishte prej më të mirëve në ndeshje.

Për 22-vjeçarin Berisha ishte goli i parë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me një asistim.

Bashkëlojtari i Berishës te Lecce, Ylber Ramadani, e kompletoi ndeshjen.

Lecce ka gjashtë pikë, kurse Udinese numëron 12 pikë.