Kylian Mbappe ka thënë se ëndërron të luajë në Olimpiadë këtë verë, ndonëse kalimi te Real Madridi mund t’i shkaktojë probleme.
Sulmuesi mund ta përfaqësojë Francën që udhëhiqet nga Thierry Henry në Olimpiadën që organizohet në Paris këtë verë.
Do të ishte një prej emrave më të mëdhenj në garë.
Mbappe në fund të edicionit pritet të largohet nga PSG-ja pas shtatë vjetësh të kaluar te kjo skuadër.
Me Francën do të mundohet të korrë sukses edhe në Kampionatin Evropian që organizohet në Gjermani.
Edhe
Mbappe angazhohet për transferimin e Olises te Reali
“Kam dashur gjithmonë të luajë në Olimpiadë dhe dëshira ime nuk ka ndryshuar. Nëse do të luajë në Olimpiadë do të ishte ëndërr, por nëse nuk më lejohet, atëherë do të bëj siç më thonë. Vendimin e merr vetëm një person dhe ende nuk më është thënë po ose jo”, ka deklaruar Mbappe, shkruan “Daily Mail” të shtunën.
Ende nuk është e qartë se kujt i referohet Mbappe, por ka raportime se Real Madridi nuk do t’i lirojë futbollistët francezë për Lojërat Olimpike në verë.
Ndeshja për medalje të artë në Lojërat Olimpike në Paris do të luhet më 9 gusht.
Superkupa e Evropës luhet më 14 gusht në Varshavë, ndërsa La Liga nis më 17 gusht.
Edhe
Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes
Rregullorja për ekipin e meshkujve në Olimpiadë thotë se lojtarët duhet të jenë nën moshën 23-vjeçare, apo të lindur më 1 janar 2001 e më vonë.
Megjithatë, lejohen tre futbollistë të moshës madhore.